Familja Buçi në Kamëz është pllakosur nga zia që prej mbrëmjes së djeshme, pasi kryefamiljari, Agim Buçi, baba i katër fëmijëve, më i vogli 6-vjeç i cili u bë dëshmitar i krimit të rëndë, u qëllua për vdekje nga dy grabitës në minimarketin e tij.
Agim Buçi dhe bashkëshortja e tij, Merita Buçi ndodheshin të dy në minimarket në momentin kur aty u futën dy grabitësit e veshur sportiv, ndërsa na kokë mbanin kapele për t?u maskuar. Ata u përleshën me autorët.
Njëri prej tyre ka qëlluar me një plumb në gjoks Agim Buçin, duke e lënë të vdekur në vend. Ndërsa e plagosur ka mbetur bashkëshortja e tij.
Familja Buçi a çelur dyert e mortit dhe të afërm e miq do t?i japin lamtumirën e fundit mesditën e sotme, njeriut që punonte me mund dhe sakrifica për të mbajtur familjen, por që dy grabitës gjakftohtë ia ndërprenë jetën në mes.