Vdekja e shqiptarit në Francë/ Familja hap dyert e mortit, nëna në lot: E kam rritur me halle

Report TV 2020-02-10

Views 2

SHKODËR- Familja Rexha ka hapur dyert e mortit, edhe pse nuk kanë trupin e djalit që ta qajnë. Me lot të sy, e veshur me të zeza, nëna e Mentor Rexhës, shqiptarit që u gjet i vdekur në burgun e Francës, Rukine gjen forcën për të folur para mediave, për të kërkuar ndihmë drejtuar specifikisht kryeministrit Edi Rama që t'i sjellë trupin e djalit të saj në shtëpi. Ajo shprehet se bindur se djali i saj nuk është vetëvrarë, siç autoritetet franceze pretendojnë, por e kanë vrarë. Djalin ma kanë mbytur dhe haber s'na kanë sjellë. S;kemi marrë asnjë lloj lajmi. Djali im nuk është varur, por e kanë mbytur. Është me shenja dhe e ka verifikuar motra e vet dhe e ka gjetur të shtypur dhe të vrarë. Lajmin e kemi marrë vesh shumë vonë, kur na ka lajmëruar shoku i vet që ka hëngër bukë me të. Kishte një vit, ka shkuar në Francë për një jetë më të mirë. Dyshohet se kishte djeg makinat, e kanë arrestuat kur po fliste me vëllanë e vet. S'është e vërtetë që ka vrarë veten, kishte 6 muaj në burg. nuk ka pasur asnjë lloj shqetësimi. Javën e kaluar ka folur me vëllanë. Kërkoj të drejtën e djalit tim, i lutem ministrit dhe kryeministrit që nëse kanë fëmijë të dera të ma sjellin djalin në shtëpi. Të bëjnë çmos se djalin ma kanë myt. E kanë bërë me zor me firmos vajzën, por s'ka pranuar. E kanë nxi, e kanë dërrmuar. nuk është e vërtetë që djali im është vrarë. Ka shenja dhune. I lutem shumë që të ma sjellin djalin te shtëpia", shprehet ajo.

Djali i xhaxhait Selaudin Rexha: Ambasada shqiptare ne France nuk na eshte pergjigjur por na eshte shprehur ne menyre absurde kur i kemi kerkuar ndihme dhe te gjitha veprimet jane duke i kryer vellai i viktimes me te motren e tij. Akuzat ndaj kusheririt tim jane te paverteta. Ky eshte rasti i 5 i shqiptareve qe vriten ne burg dhe dy jane nga Shkodra nderkohe qe shtetit nuk hesht nderkohe qe po te ishin nga ndonje shtet tjeter reagimi do ishte i madh.

Share This Video


Download

  
Report form