Report TV - Basha: Krerët e policisë janë kthyer në trafikantë e shitës kokaine

Report TV 2018-05-10

Views 0

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ftoi qytetarët të marrin pjesë në protestën e 27 janarit për të bërë të mundur heqjen e pengesës së fundit për integrimin europian të vendit, Edi Ramës. Në një takim me aktivin e degës 7 të Tiranës, kreu i opozitës përmendi kushtin kryesor për hapjen e negociatave, që sipas tij, Edi Rama nuk po e përmbush.
?Prej Edi Ramës nuk po luftohet krimi. Prej Edi Ramës nuk po vihen dot para drejtësisë edhe ata që janë kapur me presh në duar, si Saimir Tahiri. Prej Edi Ramës nuk kapet ?Eskobari i Ballkanit?, i cili bredh i lirë nga Tirana në Sarandë dhe nderohet në vend që të arrestohet nga policia dhe oficerët e korruptuar të policisë, që sot e kësaj dite ndodhen në kupolën e saj. Edi Rama është pengesa kryesore për Shqipërinë europiane. Për ambicien e tij, për pushtetin e tij, për frikën e tij, për lidhjet e tij me krimin, e ka bërë kurban Shqipërinë europiane.?- tha Basha.

Share This Video


Download

  
Report form