Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pallati 5 katesh dhe banesa private trekatëshe në lagjen Punëtori në Gjirokastër nuk rrezikohen të shemben nga carja e tokës dhe rrëshqitjet e dherave të zonë, por situata kërkon ndërhyrje përforcuese
Ky është përfundimi i raportit grupit të dytë te ekspertëve të shërbimit Gjeologjik Kombëtar për situatën e krijuar në zonë që prej fillimit të janarit.
Raporti pritet tu dërgohet nesër zyrtarëve lokal në në Gjirokastër, por burime të besuara thanë për Ora News se në thelb të tij është fakti se situata nuk kërcënon jetën e banorëve
Zyrtarizimi i këtij përfundimi do tu hapte rrugë 17 familjeve të pallatit të kthehen në banesa, prej nga ku një pjesë e tyre u evakuuan përballë rrezikut dhe alarmit të ngritur për situatën
Ashtu si edhe në raportin e parë, ekspertët e shërbimit Gjeologjik Kombëtar kanë dalë me disa rekomandime për njësinë vendore për të normalizuar situatën dhe për të shmangur çdo rrezik në zonë.
Rekomandime:
Ndërtimi i mureve dhe pilotave në tokë
Konturim të zonës së rrëshqitshme
Eliminimi i ujërave sipërfaqësore
Pyllëzimi i zonës
Ata kërkojnë ndërhyrja në zonë të shtrihet me etapa të mirëstudiuara për të vendosur ekuilibrin. Raporti tërheq vëmendjen edhe për moslejimin e ndërtimeve apo ndërhyrjeve artificiale në shpatin e kodrës së rrëshqitjes, ku në fakt ndërtimi është i ndaluar.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/krisja-e-pallatit-5-katesh-ne-gjirokaster-banoret-mund-te-rikthehen-ne-banesa