Ora News - Krisja e pallatit, Rami: Nëse ka rrezik, ofrojmë banesa me qira për banorët

Ora News Lajme 2018-05-10

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pa kaluar më shumë se 5 orë nga njohja me raportin e mbërritur nga shërbimi gjeologjik në lidhje me pallatin që rrezikon të shembet, bashkia Gjirokaster ju ka komunikuar banorëve vendimin për ndërhyrje.

Kryebashkiakja Zamira Rami takoi 18 familjet e prekura nga shkarjet e dherave në lagjen ?Punëtore? dhe u kërkoi atyre që të qëndrojnë larg banesave deri në studimin e plotë të rrezikshmërisë që paraqet zona.

Rami deklaroi se ka kërkuar nga Kryeminstri i vendit dhe ministria e Mbrojtjes shpalljen e zonës emergjencë civle. Po ashtu pritet që të enjten me kërkesë të bashkisë Gjirokastër të mberrijnë tre specialistë nga Tirana për të kryer studimin e hollesishem të rrezikshmërisë së zonës.

Kryebashkiakja Rami tha se nëse ekspertët e vlerësojnë zonën si të rrezikshme atëherë brenda tri ditëve do të mblidhet këshilli bashkiak për të alokuar fondin e emergjencave civile.

Kjo do të thotë se të gjitha familjet do te strehohen në shtepi me qira te paguar nga bashkia nga fondi i emergjencave civile për një afat deri në 6 muaj

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/krisja-e-pallatit-rami-nese-ka-rrezik-ofrojme-banesa-me-qira-banoret

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS