Të hënën, Bashkia e Gjirokastrës zhvendosi edhe familjet e fundit që jetonin në pallatin që rrezikon të shembet në lagjen ?Punëtore?.
Edhe ata a u strehuan në konvikt deri në një urdhër të dytë,pas daljes së raportit të gjeologjisë.
Shumica e familjeve ishin evakuuar mesnatën e se dielës, ndërsa disa nga banorët nuk kishin pranuan të linin shtëpitë edhe pse pallati rrezikon të shembet."Ne nuk duam të evakuohemi, ne duam të merren masat mbrojtëse aty ku duhet".
Prej 4 ditësh 18 familje të lagjes ?Punëtore? në Gjirokastër u përfshinë në një situatë frike si pasojë e shkarjes së tokës në afërsi të pallatit.