Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një ditë pas apelit të përsëritur të banorëve, Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Shemsi Prençi ka mbërritur në lagjen "Kodra e Shtufit" në Gjirokastër për të parë nga afër në të cilën ndodhen familjen e pallatit 8 katësh.
Situata paraqitet komplekse dhe në katet e poshtme të tij, pallati është i pabanueshëm.
Prençi ka premtuar: "Do te bejme studimin ka thene premci te gjitha zonave dhe do ti japim zgjidhje problemeve".
Në mungesë së vëmëndjes nga bashkia dhe prefektura, banorët e Kodrës së Shtufit, kanë marrë vetë lopatat për të pastruar guret dhe baltën që pushtoi pallatin e tyre.
Në një raport gjeologët thonë se pallati prej tetë katësh është i banueshëm, por banorët i frikësohen përsëritjes së të njëjtës situatë. Në pallat jetojnë 20 familje, ndërsa bashkia ka kompensuar për dëmet vetëm 3 prej tyre.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/prenci-zbarkon-ne-gjirokaster-u-premton-zgjidhje-banoreve-te-pallatit-8-katesh