Gjirokastër, kryebashkiakja Rami u shpjegon banoreve të pallatit raportitin gjeologjik

Report TV 2018-05-10

Views 0

Kryetarja e Bashkisë së Gjirokastrës Zamira Rami, u ka shpjeguar nga afër, pikat e vlerësimit nga ana e Institutit Gjeologjik në kryeqytet për dhe masat që duhet të merren për terrenin tek pallati gjashtë katësh në lagjen Punëtori.

"Jemi të detyruar si bashki, që rekomandimet e Institutit Gjeologjik, të ndiqen një e nga një" u shpreh Rami. Duke u ndalur tek pika 11 çka dhe është më kryesorja që lidhet me evakuimin e banorëve nga objektet e rrezikuara, kryebashkiakja Rami ka kërkuar mirëkuptimin për largim të menjëhershëm të banorëve në objektet e banimit që përfshin përveç pallatit, edhe dy objekte të tjera që ndodhen në kodrën shtufore.

Kryebashkiakja u ka shpjeguar banorëve që e prisnin përgjatë ditës së sotme, se situatën e ka bërë prezent edhe tek përfaqësuesi i qeverisë shqiptare në jug të vendit sic është prefekti i Gjirokastrës. Ideja është marrja e masave për evakuimin e banorëve nga të gjitha objektet e rrezikuara duke kërkuar mirëkuptimin e të gjithë banorëve që të lënë përkohësisht ambientet shtëpiake dhe të akomodohen në objektet e vëna në dispozicion nga Bashkia e Gjirokastrës apo dhe apartamente me qira që do të paguhet nga fondet bashkiake.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS