Nimiç: Nuk ka një emër të ri - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-10

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndërkohë që Athina e Shkupi pranojnë se janë shumë afër bisedimeve për të zgjidhur çështjet e emrit të Maqedonisë, ndërmjetësuesi Methiu Nimiç në një intervistë për televizionin grek ERT ka deklaruar se nuk ka asnjë krejtësisht të re. Deklarata e tij vjen dy ditë përpara takimit të së mërkurës që ai do të zhvillojë me negociatorët e të dy vendeve.



?Në takimin e New Yorkut në datë 17 janar, do t?u jap disa propozime përfaqësuesve të dy vendeve. Nuk mund t?jua them tani mendimet e mia, mund të them se kanë kaluar mbi 20 vite për këtë çështje, pjesa më e madhe e këtyre ideve kanë qenë mbi tryezë. Gjithmonë ka gjëra të reja dhe njerëzit duhet t i shohin me nje sy tjetër. Sigurisht nuk ka asgjë krejtësisht të re, nuk ka asgjë magjike për çështjen. Ne i dimë cilat janë problemet, dimë këndvështrimet e Athinës dhe të Shkupit, janë elementë që kanë ekzistuar dhe në të shkuarën.?



Ndërkohë Ministri i Jashtëm maqedonas Nikola Dimitrov, ka thënë për mediat se ende nuk ka një propozim për zgjidhjen e çështjes së emrit, por inkurajon ndërmjetësin Nimiç të propozojë një emër të ri.



Në një intervistë për TV 21 në Maqedoni, Dimitrov shprehet se vendi i tij do të jetë i gatshëm për t?u angazhuar drejtë për së drejti për t?i dhënë fund mosmarrëveshjes për çështjen e emrit.



?Ne nuk kemi ende asnjë propozim në tryezë për të zgjidhur mosmarrëveshjen për emrin. Ne inkurajojmë ndërmjetësin Methju Nimetz të dalë sa më shpejt që të jetë e mundur, madje edhe të mërkurën e ardhshme, me një kornizë fillestare që të shërbejë ose do të japë udhëzime për progres substancial. Ne jemi të gatshëm për t?u angazhuar drejtpërdrejti për zgjidhjen e çështjes së emrit.?



Ndërmjetësuesi i OKB-së për emrin e Maqedonisë theksoi se ?janë reduktuar shume retorikat e karakterit historik, të cilat ndonjëherë dukeshin provokative mes vendeve. Të dyja palët kanë dy mundësi; të ecin shpejt ose të kthehen pas në shekullin e 19 u shpreh Nimic.

Share This Video


Download

  
Report form