Speciale / Një emër për Maqedoninë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-06-25

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas plot 27 vitesh konflikt, tashmë Greqia dhe  Maqedonia kanë arritur në marrëveshje për emrin e ri të kësaj të fundit, i cili do të jete Republika e Maqedonisë së Veriut. Caktimi këtij emri i hap rrugën Maqedonisë për të marrë ftesën e anëtarësimit në NATO, si dhe për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian.
Sipas zëvendëskryeministrit të Maqedonisë për çështjet evropiane Bujar Osmani, vendi i tij tashmë përdor emrin e ri.Sipas tij, faktori shqiptar ka qenë determinues në nënshkrimin e marrëveshjes dhe do të jetë deri në zbatimin e plotë të saj.
Ndërkohë dhe ambasadori i parë grek në Shkup Aleksandhros Malias shprehet se tashmë të gjithë duhet të mësohemi me emrin e ri.Për partinë opozitare në Maqedoni VMRO DPMNE marrëveshja për emrin e ri është tërësisht në favor të Greqisë dhe vetoja greke mund të jetë një opsion i hapur në të ardhmen.
Rrugëtimi i Maqedonisë drejt strukturave euroatlantike është një rrugë pa kthim, ku në ditët në vijim pritet të hidhen hapat e parë.

Share This Video


Download

  
Report form