Nimiç: Termin Maqedoni nuk mund ta shmangim - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-10

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndërmjetësuesi i OKB-së për emrin e Maqedonisë Methju Nimiç ka propozuar një zgjidhje krejtësisht të re për konfliktin mes Shkupit dhe Athinës.



Pas negociatave në Nju Jork që zgjatën dy orë, me diplomatët Adhamandio Vasilaki dhe Vasko Naumovski, Nimic vuri në dukje se termi Maqedoni nuk mund të shmanget në asnjë rrethanë.



?Ideja ime në tërësi është e re, sepse është një kombinim i ri idesh. E kam thënë dhe më parë: kur merresh me këtë çështje prej 25 vitesh është e papëlqyeshme nga ana ime të vij me diçka krejtësisht të re, është vështirë të thuash diçka tërësisht të re. Mund të them se situata në rajon ka ndryshuar, pjesëmarrësit janë ndryshe. Është një paketë e mirë idesh, një kompromis për të cilin të dyja palët të ndihen komfort për të gjetur dhe identifikuar një zgjidhje të kënaqshme. Javët e ardhme do të ketë takime intensive të nivelit të lartë. Mendoj se muaji i ardhshëm, dy muajt e ardhshëm do të jenë një periudhë e mirë për të bërë një progres realist. Nuk mendoj se është realiste të pritet që ISH-RJM të mos ketë emrin Maqedoni në një formë?.



Sipas gazetës greke To Vima, palëve iu janë propozuar pesë emra. Burimet e gazetës përkojnë dhe me të dhënat e portalit maqedonas mkd.mk dhe emrat janë:



Republika Nova Makedonija (Republika e Maqedonisë së Re),

Republika Severna Makedonija (Republika e Maqedonisë së Veriut),

Republika Gorna Makedonija (Republika e Maqedonisë së Sipërme),

Republika Vardarska Makedonija (Republika e maqedonisë së Vardarit)

Republika Makedonija (Skopje) (Republika e Maqedonisë (Shkupi)



Në javët në vazhdim negociatori Nimiç do të vizitojë Athinën dhe Shkupin, ku do të zhvillojë takime intensive.

Share This Video


Download

  
Report form