Ora News - Të largojmë paligjshmërinë, Basha fton shqiptarët të protestojnë me 27 janar

Ora News Lajme 2018-05-10

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Me 27 janar, opozita do të zhvillojë protestën e parë për këtë vit përpara Kryeministrisë. Vendimi u mor në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, ndërkohë që Basha ishte konsultuar gjatë dy ditëve të fundit me aleatët e tij parlamentarë.

Ndërkohë pas takimit me krerët e PD-së në rrethe, kryedemokratik Basha njoftoi edhe orën e protestës.

Basha: Ftojmë të gjithë shqitarët të shtunën me 27 janar në orën 12 të na bashkohen në një protestë mbarëpopullore kundër varfërisë, krizës ekonomike, papunësisë, padrejtësisë dhe drejtësisë së kapur politikisht, drejtësi për të papunët, të rinjtë dhe studentët.

Kreu i PD, tha se objektivi politik i opozitës i shpallur prej kohësh nuk mund të jetë veçse dhënia fund kësaj paligjshmërie përmes një qeverie antimafia me mandatin që të organizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme, për një Shqipëria të taksave të ulëta.

Basha: Ftojmë të gjithë shqiptarët të na bashkkohen në këtë manifestim të madh proteste e cila ka këtë qëllim, largimin e paligjshmërisë.

Ndërkohë në mbledhjen e grupit është vendosur gjithashtu që deputetët e PD-së do të marrin pjesë në seancat plenare. Nga ana tjetër, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, mblodhi krerët e LSI në rrethe ku u bëri thirrje të ngrejnë strukturat në këmbë kundër kryeministrit "të drogës dhe të varfërisë".

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/basha-mbledh-grupin-parlamentar-daten-e-protestes

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS