Basha fton të rinjtë e Durrësit të protestojnë në 18 shkurt

RTV KLAN 2017-04-25

Views 0

Kryedemokrati Lulzim Basha, 18 shkurtin e sheh si ditën kur qytetarët do të marrin në dore fatin e tyre duke mundësuar zgjedhjet e lira dhe të ndershme, që do të sjellin në pushtet qeverinë e tij që siç thotë do të jetë një qeveri e shqiptarëve dhe jo politikanëve të korruptuar.

Basha është takuar me të rinjtë e forumit rinor demokrat të qytetit të Durrësit, të cilëve i garanton se pasi qeverinë ta marrin demokratët, shpresa për të ardhmen e tyre do të rritet.

Protesta që opozita po organizon për të zhvilluar në 18 shkurt, Basha thotë se do të bashkojë të gjithë shqiptarët e lodhur nga zullumet qeverisë së Edi Ramës./ TV KLAN

Share This Video


Download

  
Report form