Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zgjodhi një ecje në Tiranë për të ftuar qytetarët në protestën e thirrur të shtunën në orën 11:00. Basha u ndal në lokale e biznese të ndryshme ndërsa tha se nesër do të jetë protestq madhështore kundër krimit në pushtet, ndërsa porositi qytetarët që të mos vijnë vetëm por të marrin miq dhe shokë.
Një ditë para protestës së shtunës, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i shoqëruar nga të rinj dhe deputetë, takoi qytetarë në rrugët e Tiranës, duke i ftuar ata t?i bashkohen për largimin e qeverisë.
Basha u ndal në lokale dhe biznese të ndryshme.
Kryetari i opozitës, tha se neser do jetë një protestë madhështore për refuzimin e qeverisë që sipas tij po bllokon integrimin e vendit.
Nuk ka jete më të mirë dhe shpresë për qytetarët, tha Basha sa kohë në pushtet është kjo qeveri që mbron kriminelët dhe politikanë të lidhur me ta.
Basha: E nesërmja do të jetë dita e një proteste madhështore, kombëtare, për refuzimin e qeverisë së krimit që është kthyer në pengesën kryesore për ëndrrën e shqiptarëve për Shqipërinë si gjithë Europa. Do të jetë një protestë ku shqiptarët do të bashkohen për ti thënë ndal të keqes, për të punuar të gjithë së bashku për një jetë më të mirë dhe shpresë për çdo shqiptar.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/basha-shperndan-fletepalosjet-e-protestes-fton-qytetaret-ne-proteste