Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka ftuar qytetarët shqiptarë të bashkohen në atë që ai e quan kryengritje qytetare. Kreu demokrat ka pritur familjarët e 11 kuksianëve të arrestuar.
Basha: Këta janë njerëzit që Edi Rama i do në burg dhe për të cilët ka ngritur me hetuesi politike Rama-Marku një proces për të terrorizuar qytetarët e Kukësit.
Jam krenar që jam sot pranë tyre dhe jam krenar që së bashku me deputetë të tjerë po hetohemi nga kjo hetuesi politike, e cila në mënyrë të verbër mendon se mund të mbysë revoltën e drejtë të njerëzve të thjeshtë.
Edi Rama është një frikacak i mbyllur në bunkerin e tij dhe nuk arrin të kuptojë hallet që nxiti revoltën e këtyre njerëzve të thjeshtë. Futja në bunker është fundi i autokratëve të inkriminuar dhe të korruptuar.
Ndaj i bëj thirrje të gjithë shqiptarëve të vazhdojnë së bashku kryengritjen qytetare, aktin që ndërmorën qytetarët e Kukësit për të refuzuar grabitjen dhe padrejtësinë.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/basha-ftoj-shqiptaret-te-vazhdojne-se-bashku-kryengritjen-qytetare