http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Stuhi e fuqishme e quajtur ?Eleanor?ka goditur mbretërinë e Bashkuar, Irlandën dhe një pjesë të Francës, duke shkaktuar përmbytje masive.
Autoritetet raportojnë për disa të lënduar në Mbretërinë e Bashkuar si pasojë e rrëzimit të pemëve nga erërat e forta që e kalojnë shpejtësinë 160 km për orë, ndërsa i bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin daljet në rrugë.
Më shumë se 20 mijë shtëpi dhe biznese kanë mbetur pa energji elektrike në Britaninë e Madhe dhe në Irlandën e Veriut.
Edhe Franca është goditur nga stuhia, ndërsa reshjet e shiut kanë përfshirë të gjithë vendin, duke shkaktuar kaos në autostrada dhe rrugë hekurudhore.
Zyrtarët e Agjencisë së Mjedisit po mbikëqyrin lumin Mersey në Ëarrington, pasi dyshojnë për ngritjen e nivelit të ujit.