Viktima nga moti i keq në SHBA - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-01-23

Views 8

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Stuhia e dëborës qe ka mbërthyer te paktën 20 shtete ne brigjet lindore ne SHBA, ka shkaktuar 10 viktima. 6 nga viktimat kane gjetur vdekjen ne Karolinën e Veriut si pasoje e aksidenteve rrugore te shkaktuara nga akulli, ndërsa te tjerët ne Tenesi dhe Kentaki. 1 mije aksidente rrugore kane ndodhur vetëm ne Virginia. Ne Karolinen e Veriut 100 mije shtëpi kane mbetur pa energji. Përveç paralizimit te transportit rrugor e hekurudhor, stuhia ka sjelle probleme edhe ne transportin ajror, me rreth 7 mije fluturime te anuluara ne disa shtete. Deri tani gjendjen e emergjencës e kane shpallur 10 shtete amerikane, se bashku me kryeqytetin Uashington. Ai është mbuluar nga bora, qe arrin trashësinë 22 cm. Sipas parashikimeve, trashësia do te arrije ne 76 cm ne orët ne vijim. Kjo situate ka sjelle edhe pezullimin e transportit publik ne kryeqytet përgjatë gjithë fundjavës. Autoritetet kane paralajmëruar 85 milionë njerëz per rrezikun nga stuhia dhe qe te shmangin udhëtimet. Pritet qe shpejtësia e erës te arrije deri ne 80 km ore përpara se stuhia te dobësohet. Nje pjese e supermarketeve amerikane kane mungesa te produkteve për shkak te fluksit te larte te blerësve.

Share This Video


Download

  
Report form