http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një e treta e Shqipërisë po përjeton mungesën e dritave që prej të shtunës, jo vetëm rrethet, por edhe shumë lagje të kryeqytetit kanë patur ndërprerje të energjisë elektrike. Kompania e Shpërndarjes së Energjisë elektrike thotë se ka nxjerrë 1200 punonjës në gatishmëri për të rregulluar defektet në një kohë sa më të shpejtë, por problemi më i madh mbeten zonat rurale. Megjithatë OSHEE thotë se janë marrë masat që të furnizohen me energji të gjitha hidrovoret që të shmangen përmbytjet, dhe po ashtu edhe qendrat e shërbimit shëndetësor. Tirana ka patur probleme me furnizimin në zonën e Saukut, Shupalit, shumë lagje të periferisë dhe qendrës kanë patur defekte, por grupet e punës kanë mundur të rikthejnë energjinë brenda disa orëve. Si pasojë e erës së fortë në Gjirokastër janë dëmtuar 12 fidra, duke mbetur pa energji fshatrat ballaban, Lekli, Lunxheri, Zagori, Lazarat. Ndërsa qyteti i Përmetit ka mbetur tërësisht pa energji, sëbashku me disa lagje në Gjirokastër. Në Kukës për shkak të reshjeve të shumta ka patur dëmtim të rrjetit, duke lënë pa energji fshatrat Rexhepaj, Kalimash, Cahan, Qytet Kukes; Lekbibaj, Fierzë, Rragam, Valbonë, Bujan dhe Pac në Bajram Curri. Në Burrel janë pa energji zonat : Shupenzë, Kraste, Komsi, Klos, Cerrunje, Sllove, Zall Dardhe. ndërsa në durrës janë dëmtuar 19 fidra duke lënë pa drita zonën e Xhafzotaj, Spitallës, Romanat, Koxhas dhe ish Kënete.