http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kriminaliteti i shqiptareve në Britani vijon të jetë në nivele të larta. Pas lajmeve të publikuara për Fari Lleshin, i cili nga grabitës banke në Angli punonte si këngëtar, një tjetër lajm për dy të rinj u publikua mëngjesin e kësaj të mërkure.
Policia britanike është vënë në ndjekje të dy shqiptarëve të cilët dyshohen për armëmbajtje pa leje dhe trafik droge në Brighton dhe Hove.
Mediat britanike shkruajnë se dy të rinjtë shqiptarë janë Orges Dema dhe Olsi Fizlaj nga 20 vjeç.
Ata ishin arrestuar në dhjetor të vitit 2016 në këtë qytet, por u liruan me kusht për hetime të mëtejshme. Por ata thyen detyrimin e paraqitjes në shkurt të 2017 dhe që prej asaj kohe janë arratisur.
Deri më tani policia nuk ka informacione për vendndodhjen e tyre, ndërsa dyshohet se lëvizin bashkë.
Policia e Sussex në jugun e Anglisë ka bërë thirrje që kushdo që ka informacion për dy të kërkuarit, të kontaktojnë nëpërmjet internetit ose me telefon.