Bilall Kasami: Duam president shqiptar - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2019-01-16

Views 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Pas zyrtarizimit te gjuhës shqipe dhe pas arritjes se marrëveshjes per ceshtjen e emrit, per Bilall Kasamin, kryetarin e Lëvizjes Besa, tashme ka ardhur koha ne Maqedoni per nje tjetër zhvillim.?Une vlerësoj qe eshte momenti i fundit qe përfundimisht ne Maqedoni Presidenti te jete shqiptare dhe Lëvizja Besa do te jap kontributin e saj maksimal qe kjo te ndodh. Sigurisht qe ne kemi kalkulimet tona partiake, qe te kemi nje kandidat te tille, por them qe përfundimisht ne Maqedoni ka ardhur koha qe pas asaj qe Kryeparlamentari eshte shqiptar, ka ardhur koha qe edhe Presidenti i ardhshem i Maqedonisë te jete shqiptar. Dhe kjo do te jete nje vlere per Maqedoninë do te tregoj qe jemi te gatshëm te jemi pjese e familjes europiane, atje ku shqiptaret duan te jene.?Bilall Kasami per here te pare, tregon edhe detajet nga negociatat deri ne minutat e fundit me kryeministrin Zoran Zaev, ku lëvizja Besa kërkoi qe ne ndryshimet kushtetuese te specifikohej edhe kombësia.?Fillimisht Kryeministri jo me shume dëshire donte qe dhe keto ceshtje te diskutohen, sepse per hir te se vërtetës ne nuk patëm përkrahje te faktorit politik shqiptare. Partitë politike vetme ishin dakordesuar qe te përkrahin ketë marrëveshje dhe keto ndryshime kushtetuese, ishim te vetem ne kete beteje dhe per Kryeministrin ishte pak nje situate delikate qe te pranoj kërkesat e nje partie politike opozitare, kur kishte forca politike brenda qeverise, qe përfaqësonin shqiptaret, te cilet nuk i kishin ngritur keto ceshtje dhe ishte ne nje situate qe mos ti pranoje me dëshire kërkesat e lëvizjes Besa.?Per Kasmin, zeri i partive politike shqiptare ne Maqedoni nuk eshte i unifikuar per nje arsye.?Padashur te përmend emra do t?ja ve fajin qeverise dhe joshjes se partive shqiptare per te qene pjese e qeverise dhe per te ndare nga ai ?kulac? qeveritar, por fatkeqësisht pozicioni i tyre eshte i papërfillshëm ne qeveri. Ndoshta ata mund te kenë ndonjë benefit personal, te familjeve te tyre, ndonjë pozicion ne ndarjen e tenderave por ceshtje shqiptare vazhdon te mbetet e hapur dhe problem serioz i te drejtave tona kolektive. I vetmi problem është joshja me pushtat, te cilin maqedonasit dine shume mire ta bëjnë.?Kasami shton se partia qe ai drejton do te vijoje te punoje per te unifikuar zërin e shqiptareve, si nje faktor shtet formues dhe qe meriton te drejta te barabarta.

Share This Video


Download

  
Report form