http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një vrasës shqiptar, i përjashtuar fillimisht nga Britania, ka arritur te kthehet serish aty, duke sfiduar kontrollet e rrepta te kufirit dhe tani është pronar i nje firme lavazhi makinash. 43-vjecari Selami Cokaj, dikur ne listën e te shumëkërkuarve te Interpolit, u deportua ne vitin 2009 dhe iu ndalua hyrja ne Britani, raporton ?The Sun?. Por tani ai është pronari i nje pike lavazhi ne Oadby, Leicester, duke përdorur emrin e tij, ndërsa jeton me familjen ne nje shtëpi te marre me qira 1500 paund ne muaj aty pranë. Zyrtaret britanike e deportuan Cokajn ne 2009 pasi zbuluan se ishte dënuar me 20 vjet burg per nje vrasje ne Shqipëri. Por ai ka gjetur mënyrën te sfidoje kontrollet e rrepta britanike te sigurisë dhe tani jeton pa problem ne Britani, duke administruar edhe nje firme me fitime deri ne 40 mije paund ne vit. Kjo ka ngritur pikëpyetje te mëdha per sigurinë e kufijve te Britanisë dhe nje deputet ka kërkuar hetimin e çështjes. Cokaj kishte mbërritur fillimisht ne Britani me identitetin Valton Gashi, duke përfituar nga kriza e refugjateve kosovare. Ai ishte dënuar me burg ne vitin 1994 nga autoritetet shqiptare për nje vrasje me thike, por ishte larguar ne 97-te gjate trazirave.