Britani, trafikimi i fëmijëve shqiptare - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-25

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shifra të frikshme vijnë nga Britania e Madhe për trafikimin e fëmijëve, një pjesë e madhe e të cilëve raportohen se janë shqiptarë. Sipas një raporti të Agjencisë Kombëtare të Krimit, përgjatë 2013-ës janë trafikuar 450 fëmijë, 56 prej të cilëve janë shqiptarë. Sipas NCA, qëllimi i trafikimit të fëmijëve nuk ka qenë vetëm abuzimi seksual, por edhe shfrytëzimi për punë të ndryshme apo veprimtari kriminale. Ndërsa në total, raportohet se rreth një mijë e 800 persona nga 112 vende të ndryshme janë trafikuar për qëllime të ndryshme në Britaninë e Madhe gjatë vitit që shkoi, duke shënuar një rritje me 47 për qind me 2012-ën. Nga këta, 259 janë shqiptarë, duke shënuar edhe numrin më të lartë të personave të rritur, me të cilët është abuzuar në forma të ndryshme.

Share This Video


Download

  
Report form