Llalla: Është shtuar trafikimi i lëndëve narkotike - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-07-05

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili e vlerësoi si shumë efikas bashkëpunimin mes Ministrisë së Drejtësisë dhe Prokurorisë së Përgjithshme, ku shpejtësia me të cilën komunikon, tha Ministri, duhet të merret si shembull bashkëpunimi dhe nga institucionet e tjera.Vasili në fjalën e tij tha se, ?vlerësoj bashkëpunimin e vazhdueshëm me Prokurorinë, një bashkëpunim efektiv, i shpejtë dhe efikas. Zvarritja e ndjekjeve të çështjeve të caktuara penale, zvarritja në marrjen e informacionit ka qenë një kohë e fituar nga ata që janë kundërshtarë të drejtësisë dhe janë në krahun e krimit të organizuar dhe jo krahun tonë?, tha Vasili.Duke folur për prioritetet e vitit 2017, Vasili tha se, si prioritete madhore do të ishin në rradhë të parë garantimi i pavarësisë së prokurorisë dhe prokurorëve në mënyrë të veçantë, lufta kundër krimit të organizuar, veçanërisht në luftën kudrejt trafikut të lëndëve narkotike, respektimi dhe mbrojtja e të drejtave të individëve vunerabël, prioritet i veçantë lufta ndaj korrupsionit dhe besoj se një nga pikat delikate është përmirësimi dhe forcimi në mënyrë të veçantë i bashkëpunimit ndërinstitucional.Kreu i Prokurorisë së Përgjithshme, Adriatik Llalla, ka ngritur shqetësimin mbi nivelin e ulët të zbulueshmërisë së autorëve të të kultivimit dhe trafikimit të kanabisit, në kushtet kur tha ai në vend kultivohen dhe trafikohen sasi të mëdha lëndësh narkotike. Po kështu Llalla denoncoi dhe mbajtjen jashtë të prokurorëve në asgjesimin e bimëve narkotike.?Në mënyrë të vazhdueshme bëjnë publike të dhëna se çdo ditë sekuestrohen sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike, asgjesohen lëndë narkotike, ndërsa nga ana tjetër thuajse ka një mospërfshirje totale të prokurorëve në mënyrën sesi administrohen, sekuestrohet dhe asgjesohen këto lëndë narkotike. Ju rikërkoj që në të gjitha rastet kur ka dyshime që provat materiale asgjesohen në mënyrë të kundraligjshme të fillojnë hetimet nëse kjo lëndë narkotike apo çdo lëndë tjetër, provë materiale nuk asgjesohet ose administrohet në mënyrën e parashikuar në ligj dhe të vendosen para përgjegjësisë ligjore autorët?, tha Llalla.

Share This Video


Download

  
Report form