Rreziku i shtuar nga hepatitet - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-09-20

Views 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kostot per te bukuren, imazhin apo ndjekjen e modës nuk jane vetëm financiare. Kur beni tatuazhe, trajtoni dhembet apo thonjte duhet te mendoni edhe pasojat shëndetësore. Përmes gjakut mund te infektoheni nga sëmundjet e transmetueshme HIV-i apo hepatitet B dhe C. Kjo 45-vjeçare nga Tirana na tregon se është e prekur nga hepatiti C, dhe vazhdimisht trajton thonjte ne qendra estetike. Por sa te ndërgjegjshëm jane keta paciente dhe veçanërisht punonjësit qe ofrojnë këto shërbime per te sterilizuar mjetet e tyre. Ne diten botërore te hepatiteve, mjeket bëjnë apel per diagnostikim dhe kryerjen periodike te analizave, pasi keto sëmundje mund te rrije e fshehta me vite. Pas vitit 95 ne vendin tone nisi vaksinimi i fëmijëve kundër hepatit B. Kjo është arsyeja sipas mjekeve qe ne moshat e reja kjo sëmundje eshte ne nivele shume te ulëta, thuajse zero. Hepatiti B dhe C merret përmes kontakteve te gjakut dhe marrëdhënieve seksuale. Grupet me te riskuara jane personat qe përdorin droga te ndryshme, talasemiket, personat qe kryejnë dialize dhe homoseksualet.

Share This Video


Download

  
Report form