http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kjo bombul gazi që po shihni dhe që shumica e qytetarëve e kanë në shtëpitë e tyre, në pamje të parë duket normale, pra jo e rrezikshme. Por specialistët na tregojnë se kjo enë nën presion ka disa mangësi, të cilat e bëjnë jo të përdorshme për rrezikshmërinë që paraqet për jetën e qytetarëve. Statistikat e fundit të institucionit të Zjarrfikësve në Tiranë tregojnë se 90% e rasteve të zjarrit në banesa shkaktohen nga përdorimi i bombulave difektoze të gazit. Cara sqaron se zjarri është shkaktuar nga rrjedhja e gazit dhe jo nga shpërthimi i bombulës. Por, si duhet të vepruar në këto rrethana për të shmangur rrezikun? Ndërsa kjo bombul i përmbush të gjitha standardet e përdorimit. Kjo skedë e vendosur në grykën e bombulës ka të gjithë informacionin e duhur mbi garancinë e saj. Sipas inxhinier Njazi Elezit, që një bombul gazi të ketë garancinë e plotë të përdorimit duhet të kalojë në procesin e kolaudimit duke iu nënshtruar një serie kontrollesh. Mungesa e rrjetit te gazifikimit në Shqipëri ka çuar në një përdorim masiv të bombulave të gazit nga qytetaret për ngrohje dhe gatim. Numri i tyre ka arritur në rreth 100 mijë.