http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
27 vjet më parë, Albano Carisi, mbërriti në Tiranë jo vetëm për një koncert me partneren e tij Romina Power, por edhe për të rrëfyer një lidhje të veçantë me Shqipërinë. Emrin ia ka vënë i ati, i cili ka luftuar në Shqipëri gjatë luftës së dytë botërore. E pikërisht kjo lidhje e veçantë e ka shtyrë atë kohë të vijë në Tiranë për një koncert që shqiptarët do ta mbanin mend gjatë. Ishte ndër të parët artistë që sillte një përvojë të huaj në Shqipërinë e asaj kohe. Sot, ai rikthehet, por si qytetar shqiptar. Dekreti i firmosur nga Presidenti Nishani më 10 qershor e rikthen ndryshe Albano Carrisin. Nuk do të largohet nga Tirana këtë herë pa çelësin e kryeqytetit që e pret pas 27 vjetëve me të njëjtin entuziazëm si më parë. Nuk do të largohet nga Tirana as pa performuar. Koncerti do të mbahet të shtunën në Pallatin e Kongreseve, jo vetëm si 27 vjetori i koncertit të tij të parë në Tiranë, por edhe në nder të shenjtërimit të Nënë Terezës, pasi ka qenë bamirësja shqiptare ajo që i ka bekuar vajzën.