'Modeli i majmunit' në Shqipëri, Hyska: I gjithë biznesi i madh pas kullave, një për lagje

Ora News Lajme 2018-05-10

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Për Turjan Hyskën shoqëria shqiptare vuan nga modeli i majmunit. Mes batutave në "Tonight Ilva Tare" Hyska iu referua bizneseve në vend, kur tha se fantazia për të krijuar diçka individuale për të diversifikuar tregun është pothuajse zero.

Turi: Po ta vësh re, modeli i të kopjuarit të bizneseve është fantastik, edhe në nivele sipërmarrësish të mëdhenj, edhe në nivele mikro. Hap dikush një minimarket tel lagjia, direkt komshiu i tij katin e parë e bën minimarket. Hyn një biznesmen në media, 8 media paralel. Bën një opinionist një portal online, 8 portale. Fantazia për të krijuar diçka individuale për të diversifikuar tregun, nuk po them zero por është shumë shumë afër zeros. Modeli i majmunit, vetëm kopjo pa bërë progres. Kjo është shqetësuese. Po të vësh re edhe bizneset e mëdha, të gjithë tentojnë të bëjnë kulla, një kullë për lagje. Pse? E shohin si model suksesi. Ky është proces social, por nis nga individi.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/modeli-i-majmunit-ne-shqiperi-hyska-i-gjithe-biznesi-i-madh-pas-kullave-nje-lagje

Share This Video


Download

  
Report form