Rama: Biznesi i madh vetëm me një bilanc

RTV KLAN 2018-05-09

Views 0

Paralajmërimin e bërë nga mbledhja e grupit parlamentar javën e kaluar për nisjen e aksionit kundër informalitetit ndaj biznesit të madh, Kryeministri Rama e detajoi në komunikimin javor, ku tha se janari është afati i fundit që kompanitë të rregullojnë bilancet e tyre.

?Në janar, tradita çerek shekullore e biznesit të madh që punon me dy bilance, do të marrë një goditje të fortë, sepse qeveria do të njohë vetëm bilancet e paraqitura prej kompanive në banka. Dhe bilancet e tatimeve do të duhet të jenë të përputhura me ato të bankave, për çdo kompani. Por, qysh në ditët në vijim ne do të përsërisim apelin për të gjitha bizneset e mëdha që për një çerek shekulli janë mësuar t?ia hedhin shtetit në deklarimin e të ardhurave, e të pagave të punonjësve, të futen menjëherë në një proces të thellë dhe të shpejtë vetërregullimi?, tha Rama në komunikimin e tij javor me ndjekësit në rrjetet sociale.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS