Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në Vlorë aksioni ndaj informalitetit po fokusohet te biznesi i madh. Në ditën e parë të inspektimit, grupet e kontrollit kanë gjobitur dy biznese të mëdha që u gjetën me mungesë dokumentacioni.
Në kuadër të aksionit ndaj informalitetit, grupet e kontrolleve në Vlorë kanë nisur inspektimet tek biznesi i madh, ku vetëm ditën e parë u gjobitën dy subjekte me vlerë 2 milionë lekë të reja.
Në sitë do kalohen fasonët, biznesi i ndërtimit, hotelerisë dhe fabrikat e përpunimit të mishit.
Pranvera Resulaj: Që javën e kaluar duke pasur në fokus pikat e tregtimit të shumicës të cilat shpesh herë janë një element shumë i mundshëm për evazion, kemi konstatuar në dy pika, në Vlorë dhe Himarë shitje të padeklaruar që sëbashku me penalitetet për evazion kapin vlerën e 1.5 dhe 2 milion lekë të reja. Të gjithë bizneset e reja duhet të bëjnë deklarimin e punonjësve të siguruar dhe këtu kuptoj që çdo biznes i ri ka një administrator, pra në emër të kujt është hapur biznesi.
Në Vlorë, zyrtarisht prej 7 shtatorit kur nisi aksioni në terren janë konstatuar rreth 400 shkelje të biznesi i vogël, kryesisht për mospërdorim kase dhe mosdeklarim të ardhurash.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/ekonomi/aksioni-ndaj-informalitetit-ne-site-biznesi-i-madh-gjoba-per-shkeljet/