http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Te gjithë bizneset jane te pajisur me kësen fiskale. Por sa prej tyre e përdorin realisht ne xhiron e plote ditore??? Kjo pyetje vështire te marre përgjigje, pasi janë te shumta rastet kur kryesisht biznesi i vogël lëshon kupon por, jo per vlerën reale. Dhe ky fakt ndodh ne mes te kryeqytetit por me shume ne rrethe ku kontrolli. Ndërsa ne Korçe, kryetari i shoqatës se biznesit te vogël thotë se 70 % e biznesit te ketij qarku është informal. Paralajmërimi i qeverise per te nisur aksionin ka detyruar bizneset te lëshojnë kuponin dhe te regjistrohen. Panorama është e ngjashme edhe qytetin e Fierit. Nga data 1 shtator grupe pune te përbashkëta me inspektor tatimore do te ushtrojne kontrolle te biznesit kryesisht i madh, por nuk do jete jashte vëmendjes edhe biznesi i vogel. Sipas ministri te financave ekonomia informale ne shqiperi arrin ne 50 %.