Ora News - Një faturë Kosovë-Shqipëri, biznesi përsërit kërkesën për dy qeveritë shqiptare

Ora News Lajme 2020-02-28

Views 1

#rtvora #oranews

Shoqatat e biznesit në Shqipëri e Kosovë përsërisin kërkesën për vlefshmërinë e faturës tatimore mes dy vendeve. Në një takim në Kukës, bizneset kërkuan që kjo të jetë teme kryesore në mbledhjen e qeverive Rama-Kurti në Shkodër.

Biznesi në Shqipëri e Kosovë kërkon nga qeveritë e Tiranës dhe Prishtinës, njohjen e vlefshmërisë së faturave tatimore mes dy vendeve.

Shoqata e Eksportuesve të Kosovës dhe Shoqata ?Biznesi për Biznesin? firmosën në Kukës, një kërkesë të përbashkët drejtuar kryeministrave Edi Rama dhe Albin Kurtit, ku kërkojnë angazhim direkt në zbatimin e kësaj kërkesa e treta me radhë drejtuar dy qeverive.

Nexhat Hasani: Shpresojmë që me ndryshimin e qeverisë në Kosovë të kemi suksese më të mira.

Biznesi shqiptar në dy anët e kufirit argumenton se ky vendim do të jepte efekte pozitive në ekonominë e dy vendeve ndaj kërkojnë që të jetë temë e mbledhjes së përbashkët e dy qeverive që do të mbahet në Shkodër.

Sokol Kolgjini: Kemi realizuar tre takime me zyrtarë të ndryshëm të Kosovës për këtë nismë ndërsa nga qeveria shqiptare është injoruar.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/nje-fature-kosove-shqiperi-biznesi-perserit-kerkesen-dy-qeverite-shqiptare

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Share This Video


Download

  
Report form