Maqedoni, Zijadin Sela braktis koalicionin - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-10

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Aleanca për Shqiptarët ka vendosur të largohet nga qeveria pas votimit të projektligjit për përdorimin e gjuhëve i cili pritet të votohet së shpejti në kuvend. Vendimi vjen pas zgjedhjes së Venko Filip?e si ministër të Shëndetësisë, një kandidaturë e propozuar nga LSDM-ja, ndërkohë që Aleanca për Shqiptarët pretendonte të mbante këtë post pas largimit të deputetit të saj, Arben Taravari i cili u zgjodh kryetar i komunës së Gostivarit. Kreu i ASH Zijadin Sela tha se partia e tij do të vazhdojë të mbështesë reformat, por në të njëjtën kohë i bëri thirrje Kryeministrit Zoran Zaev që t?i shkarkojë funksionarët e Aleancës për Shqiptarët nga Qeveria.



?Do të votojmë këtë ligj dhe prej këtij momenti Aleanca për Shqiptarët nuk do të jetë pjesë e një Qeverie e cila mban emrin Qeveri reformatore por fatkeqësisht është shndërruar në lavatriçe e politikanëve të inkriminuar dhe korruptuar dhe po lan nga mëkatet këto politikanë sidomos që i përkasin bllokut politik shqiptar në Maqedoni .?



Sela akuzon Zaevin për tradhti, pasi sipas tij, shkeli marrëveshjen për formimin e Qeverisë reformatore.



?Jo, nuk e kemi ndërmend ne të kërkojmë zgjedhje të parakohshme. 2018 vit shumë i rëndësishëm për Maqedoninë që të debllokohen proceset euro-integruese dhe Maqedonia sa më shpejtë të bëhet anëtare e NATO-së. Ne do të flakim interesin tonë partiak që është zgjedhje sa më shpejtë me qëllim që të përballemi me BDI-në?.



Aleanca për Shqiptarët në Kuvendin Qendror të partisë që u mbajt në Gostivar, vendosi që më 11 mars të mbahet kongresi i partisë ku do të zgjidhen kryetari, nënkryetarët e organet e tjera partiake.

Share This Video


Download

  
Report form