http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Opozita braktisi sërish Komisionin e Ligjeve në një kohë që sipas deputetëve demokratë ende nuk është zgjidhur çështja e dorëheqjes së Kryetarit të Kuvendit. Sipas opozitës Ilir Meta duhej të kishte dhënë dorëheqjen në mënyrë që drejtësia të vazhdonte hetimin. Por sipas kryetarit të komisionit, hetimi i është lënë në dorë organeve të drejtësisë. Deputetët e opozitës këmbëngulin qe dorëheqja e Ilir Metës nga posti i Kryetarit të Kuvendit është një kusht i panegociueshëm, për vijimin normal të jetës parlamentare.