Ora News - Tarifat gjyqësore, avokatët: Ligjin e ankimojmë në Kushtetuese

Ora News Lajme 2018-05-09

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Rritja e tarifave gjyqësore parashikuar në ligjin për ndihmën juridike dhe tarifat gjyqësore do të kufizojë të drejtën e shtresave në nevojë për t'iu drejtuar shkallëve të tjera të gjyqësorit.

Për Ora News kreu i Shoqatës së Avokatëve Penalistë, Sajmir Visha thotë se ndryshimet në ligj do të sjellin efekte negative sa i përket drejtësisë që kërkojnë shqiptarët.

Visha: Është një shqetësim që ka përfshirë të gjithë avokatët dhe njëkohësisht të gjithë qytetarët pasi kemi një rritje të tarfive përkrah shërbimit që ofron gjykata. Kemi disa të pandehur që janë brenda mureve të paraburgimit ose të burgimit të cilët kanë të drejtën e aksesit për të ndryshuar ankim të cilët nuk janë në gjendje për të përballuar këto tarifa. Ndërkohë edhe ngritja e padive, regjistrimi ankimimi apo rekursi ka një kosto që varion 20-30 euro që deri në këto momente kanë qenë 1/10 e kësaj, pra janë rritur 80-90% që do rëndojë në xhepat e qytetarëve.

Sipas Vishës nga ky pr/ligj janë të prekur edhe vetë avokatët për të cilët ka një shumfishim të gjobave.

Visha: Gjykata nga njëra anë me ligjin e ri do të ndëshkojë avokatët për zvarritje ose për kërkesa të padrejta sic është një kërkesë për përjashtim gjyqtari, nga ana tjetër kemi një komitet disipline ku nëse kemi shkelje të etikës gjyqtari shumë mirë mund ti drejtohet komitetit të disiplinës së avokatisë dhe jo më të marri masë drejtpërsëdrejti duke gjobitur këtë me shuma të konsiderueshme nga 50-100 mijë lekë të reja. Kaq nuk janë tarifat. Kjo do të thotë që shumë kërkesa të kësaj natyre ne të mos i bëjmë, pra të vërejmë shkelje të ligjti por mos kemi fuqi për të kërkuar përjashtimin e tyre.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/tarifat-gjyqesore-avokatet-ligjin-e-ankimojme-ne-kushtetuese

Share This Video


Download

  
Report form