Familjet dhe personat e varfër nuk do të paguajnë tarifa dhe shpenzime gjyqësore. Paketa ligjore për zbatimin e Reformës në Drejtësi, përpos të tjerave, parashikon mundësinë për akses në drejtësinë e re, për të gjithë qytetarët shqiptarë dhe huaj, pavarësisht nga mundësitë ekonomike.
Shqiptarja.com zbardh të gjitha kategoritë që përjashtohen nga detyrimi për të paguar tarifa dhe shpenzime gjyqësore, për çështjet civile dhe administrative. Kriteret, kushtet dhe kategoritë që mund t?i drejtohen drejtësisë së re pa paguar asnjë lekë parashikon në projektligjin për ndihmën juridike.
Sipas statistikave, do të jenë rreth 150 mijë persona që do të përfitojnë vetëm nga kriteri i trajtimit me ndihmë ekonomike dhe nga niveli i të ardhurave mujore në raport me pagën minimale. Nisma e re ligjore është depozituar që në fund të vitit të kaluar në Kuvend, ndërsa pritet të miratohet brenda këtij sesioni parlamentar.
Përjashtohen nga tarifat dhe shpenzimet gjyqësore personat që janë pjesë e skemës së ndihmës ekonomike ose të skemave të tjera shoqërore që përfitojnë ndihmë financiare, për shkak të pamundësisë fizike ose mendore.