Ora News – Gjykata Kushtetuese rrëzon pjesërisht ligjin për pronat

Ora News Lajme 2016-11-09

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar disa nene të ligjit për kthimin dhe kompensimin e pronave.
Bëhet fjalë për ligjin nr. 133 ?për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave?, i miratuar vitin e shkuar nga mazhoranca.
Në vendimin paraprak të publikuar sot, Gjykata Kushtetuese bën me dije se ka pranuar pjesërisht kërkesën e Presidentit të Republikës, një grupi deputetësh, Avokatit të Popullit si dhe disa shoqatave.
Më konkretisht, Gjykata Kushtetuese ka pranuar kërkesën për shfuqizimin e nenit 6 pika 3 dhe pika 5 e ligjit, ndërsa ka refuzuar kërkesën për shfuqizimin e nenit 6 pika 1 shkronja ? b? dhe nenit 7 pika 2 shkronja ?a? dhe ?b? të ligjit përkatës. Gjykata ka vendosur rrëzimin e kërkesës për pjesën.
Pikat e shfuqizuara të Nenit 6: Pika 3. Në rastet kur subjektet e shpronësuara kanë përfituar me vendim kthimi dhe kompensimi, diferenca e llogaritur, sipas shkronjës ?b?, të pikës 1, zbritet nga vlerësimi i pronës së njohur për kompensim, e llogaritur sipas shkronjës ?a?, të pikës 1, të këtij neni.
Pika 5. Në rast se ATP-ja merr vendim për njohje dhe kompensim fizik në pronën e subjektit, prona vlerësohet sipas pikës 1 të këtij neni. Kur nga ky vlerësim rezulton se subjekti përfiton një pronë që ka vlerë më të lartë sesa prona që ka pasur në momentin e shpronësimit, atëherë subjektit i kompensohet fizikisht sipërfaqja që i korrespondon vlerësimit dhe pjesa tjetër e pronës kalon në fondin e tokës me vendim të ATP-së.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/gjykata-kushtetuese-rrezon-pjeserisht-ligjin-per-pronat/

Share This Video


Download

  
Report form