Ora News –PD ankimon në Gjykatë Kushtetuese ligjin për KLGJ dhe KLP

Ora News Lajme 2017-02-23

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në prag të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për ligjin e Vettingut, Partia Demokratike i është drejtuar këtij organi për një ligj tjetër të paketës së reformës në drejtësi, organet e sistemit gjyqësor.
Ligji në fjalë, rregullon organizimin dhe funksionimin e 5 institucioneve, mes tyre, Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Ora News mësoi se ekspertët e Partisë Demokratike nuk kërkojnë pezullimin e tij, por vlerësimin e disa dispozitave si antikushtetues.
Kundërshtimi kryesor i Partisë Demroaktike lidhet me mënyrën e zgjedhjes së 10 anëtarëve që Kuvendi zgjedh për në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe atë të Prokurorisë.
Sipas demokratëve, varianti që aktualisht është në fuqi i heq Kuvendit ekskluzivitetin e emërimit të këtyre anëtarëve, duke vendosur një komision ?ad hoc?, që do të filtrojë kandidaturat nga Avokatia përpara se ato të shqyrtohen nga Kuvendi.
Pikërisht ky komision ?ad hoc?, sipas demokratëve nuk parashikohet nga Kushtetuta.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/pd-ankimon-ne-gjykate-kushtetuese-ligjin-per-klgj-dhe-klp/

Share This Video


Download

  
Report form