Report TV - Përcillet për në banesën e fundit Aleksandër Ndoka

Report TV 2018-05-09

Views 3

është dhënë lamtumira këtë të dielë Aleksandër Ndokës, vëllait të ish-deputetit socialist Arben Ndoka, i cili u ekzekutua me armë zjarri mbrëmjen e së premtes, teksa po shkonte për në banesën e tij në lagjen ?Nënë Tereza? të qytetit të Lezhës.
Në ceremoninë mortore kanë marrë pjesë mijera vetë, që nga banorë të zonës e deri tek të afërm, miq dhe figura të njohura të politikës lokale. Gjithashtu, i pranishëm ka qenë djali i të ndjerit, Samuel Ndoka, të cilit Drejtoria e Burgjeve i kishte dhënë leje për të marrë pjesë në varrim. Ai është sjellë nga dy furgonë policie dhe ka qenë gjatë gjithë kohës me pranga në duar dhe nën mbikëqyrjen e efektivëve që e shoqëronin. Ceremonia është zhvilluar në heshtje, me familjarët dhe të afërmit që u kanë qëndruar larg medieve, duke mos thënë asnjë fjalë për vdekjen e 48-vjeçarit.

Ndërkohë, policia e Lezhës së bashku me specialistët e Krimeve të Rënda të dërguar nga Tirana po vijojnë hetimet mbi ekzekutimin mafioz. Aktualisht blutë janë fokusuar në tre pista, që nga detyra e Ndokës si anëtar i Këshillit Bashkiak e deri tek konfliktet e të birit.

Share This Video


Download

  
Report form