Report TV - Përcillet për në banesën e fundit Aleksandër Ndoka

Report TV 2018-05-09

Views 0

Sot i është dhënë lamtumira e fundit Aleksandër Ndokës, vëllait të ish-deputetit të Partisë Socialiste, Arben Ndoka, i cili u ekzekutua me armë zjarri, teksa po hynte në banesën e tij në lagjen "Nëne Tereza" të qytetit të Lezhës. Në ceremoninë mortorë kanë marrë pjesë mijëra njerëz, miq të afërm dhe bashkëpunëtor të Ndokës, ndërkohë që të pranishëm ishin dhe aktor të politikës lokale. Në ceremoninë mortore ishte dhe djali i të ndjerit, Samuel Ndoka, pasi Drejtoria e Burgjeve i kishte dhënë leje për të marrë pjesë në varrimin e të atit.

Ai është sjellë nga dy furgona policie, ndërsa ishte në vëzhgim nga efektivët gjatë gjithë ceremonisë. Gjithçka ka kaluar në heshtje, ndërsa familjaret dhe të afërmit ju kanë qëndruar larg medieve, duke mos folur asnjë fjalë për vrasjen e 48-vjeçarit Aleksander Ndoka. Nga ana tjetër, Policia e Lezhës së bashku me specialistë të ardhur nga Drejtoria e Policisë së Shtetit po vijojnë hetimet në lidhje me ekzekutimin mafioz të 48-vjeçarit Ndoka. Policia po heton në tri pista, duke nisur që nga funksioni i Ndokës në disa detyra shtetërore e deri te konfliktet e të birit.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS