Fier-Ditën e sotme është përcjellë në banesën e fundit 23 vjeçari Aldison Belulaj, autori që vrau 21 vjeçaren Ariela Murati para Universitetit të Mjekësisë në Tiranë dhe më pas qëlloi veten.
Report Tv ka siguruar pamjet e ceremonisë mortore e cila është zhvilluar në fshatin Zharrëz të fierit. Mes lotëve dhe heshtjes mortore Adisonit i është dhënë lamtumira e fundit nga familja dhe të afërmit që morën pjesë në ceremoni.
Aldisoni u nda nga jeta ditën e djeshme në spitalin e traumës pas një jave nga ngjarja e rëndë ku vrau Ariela Muratin dhe më pas qëlloi veten e tij por mbeti për një javë në ?Vdekje klinike? në Spitalin e Traumës në kryeqytet.
Dy të rinjtë ishin nga fshati Zharrëz i Ferit dhe të dy kishin mbaruar shkollën e mesme në gjimnazin "Sotir Çapo". Ariela Murati, studente e vitit të 3 për Drejtësi në Tiranë ishte e lidhur prej 4 vitesh me Aldison Belulajn që studionte për Infermieri, por prej dy muajsh ishin ndarë dhe prej 10 ditësh nuk kishin komunikim.