A1 Report - Lamtumirë Skender Sallakut! Percillet per ne banesen e fundit

Report TV 2015-08-21

Views 5

TIRANË- Mes homazheve është përcjellë sot për në banesën e fundit aktori i humorit Skënder Sallaku.

Politikanë, njerëz të artit ishin të pranishëm për t'i bërë nderimet e fundit në homazhet e realizuara nga Bashkia e Tiranës, të cilat u mbajtën në Teatrin Kombëtar deri në orën 13.00.

Më pas, artisti u përcoll për në varrezat e Tufinës.

Shumë artistë kanë lënë shënimet e tyre në librin e kujtimeve për figurën e Sallakut.

Arkivoli i mbështjellë me flamurin kombëtar ishte i mbuluar me buqeta lulesh.

Zemra e "Artistit të Popullit", aktorit të dashur të humorit dhe Cirkut të Tiranës, Skënder Sallaku, ndali së rrahuri mëngjesin e djeshëm.

Ikona e humorit u nda nga jeta në moshën 79-vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë, që e kishte vënë poshtë prej gati një muaji.

Ish-kampioni kombëtar në Mundje Klasike, që për dhjetëra vite dhuroi buzëqeshje për të gjithë shqiptarët ishte shtruar në spitalin "Nënë Tereza", ku i ishte nënshtruar dy operacioneve në stomak.

Sallaku vuante nga sëmundja e kancerit në stomak dhe kishte rënë në koma që në orën 23:00 të mbrëmjes së djeshme.

HOMAZHET SOT

ORA 11:00
Parodistët e Vlorës: "Kemi ardhur enkas nga Vlora për ta përcjellë. Ngushëllimet ia japim familjes, Tiranës së dashur që e donte shumë. I japim lamtumirën kollozit të humorit shqiptar, që ka bërë histori, epokë në vitet e vështira ku ai shkrinte buzëqeshjen, duke pasur parasysh problematikat e kohës.
Është ylli më i ndtishëm i humorit shqiptar. Duhet të mbetet pikë referimi për artistët e rinj.
Është e trishtë të flasësh në këtë Shkurt të trishtueshëm që rrëmbeu katër artustë. Ishte pika e fundit e këtij gjerdani të fundit që u nda nga ne.
Çdo lloj familjeje e ndien sot.Koha sot qan. Dje ishte 400 vjetori i Tiranës. Dukej që ishte tiranas me rrënjë të thella".

ORA 11.10
Sali Berisha lë shënimin e tij në librin e kujtimeve.

ORA 11.15
Sali Berisha, ish kryeministër i Shqipërisë: "Skënder Sallaku me lojën e tij, në terrin e ngricën sillte në zemrat e vatrat e shqiptarëve gëzim, por dhe shpresë. Humori gjithnjë ka krahas rolit të tij artistik dhe dimensionin tjetër, të cilin Skënder Sallaku ia doli me talentin e rrallë ta gërshetojë shumë bukur. Ngushëllime të sinqerta familjes, artit tonë skenik, jetës kulturore.
Skënder Sallaku u nda si artist i madh kombëtar".

ORA 11.35
Lulzim Basha, kryetari i Bashkisë së Tiranës, kreu i PD-së: "Kjo është hera e parë dhe e fundit që Skënder Sallaku na fal trishtim dhe besoj se këtë do t'ia flasim se me jetën dhe veprën e tij gjatë ekzistencës së viteve më të vëshira, arriti të falë gaz, hare e bëri të harronin hallet qoftë për momentin e performancës së tij apo ripërsëritjes së saj në gojën e kujtesën e shqiptarëve, çaste të vështira që kalonin duke e përjetësuar në kujtesë si ikonë e humorit, artist me talent të jashtëzakonshëm, frymëzimi i të cilit buronte nga të qenit qytetar shembullor, familjar shembullor dhe të përfituarit përmes të qenit një njeri i tillë përmes hmorit në gjirin e Shqipërisë dhe shumëfi...

Share This Video


Download

  
Report form