Përcillet për në banesën e fundit aktorja e shquar Hajrie Rondo, homazhet e së cilët u mbajtën në Himarë, në vendlindjen e bashkëshortit të saj, Kiço Rondos,dhe ku ndërroi jetë në datën 9 shtator.
Ishte e bija e aktores Klea Rondo Ikonomi e cila njoftoi se varrimi i aktores do të bëhej sot në Himarë në orën 15:00.
Hajrie Rondo u largua nga jeta në moshën 66-vjeçare. Aktorja iku nga kjo botë duke lënë pas një karrierë të pasur me 100 role në skenë, kurse 20 role të të tjerë i ka luajtur në kinema e televizion. Gjithashtu ajo ka zhvilluar rreth 300 veprimtari artistike si recitimet artistike e skeçet.
Plot 40 vjet të punës së saj Hajrie Rondo i ka kryer në skenën e teatrit ?Bylis? të qytetit të Fierit, ku u transferua me familjen pas martesës. Në Fier ajo bashkëpunoi me regjisorët Pëllumb Kullën, Roland Çarkën, etj. Regjisori dhe aktori Roland Çarka e lidh suksesin e teatrit ?Bylis? pikërisht me kontributin e rëndësishëm të kësaj aktoreje:
"Hajrie Rondo ka qenë aktore e kompletuar, me botë të brendshme dhe me një psikikë të admirueshme, të cilën pak aktore të këtij lloji e kishin në Shqipëri. Kishte një vokal shumë të mirë, harmonizohej mirë me partnerin dhe ka ditur të përcjellë shumë bukur emocionet e saj te spektatori. Hajria është aktore e cila e ka vënë vulën e saj jo vetëm në Teatrin e Fierit, por edhe në planin kombëtar. Ajo është një aktore tepër e zgjuar në ndërtimin e karaktereve. Është aktorja e vetme e këtij teatri që ka kaluar nga teatri në film".