Dorëheqja e dorëzuar nga mjekët e QSUT-së ditën e sotme, për shkak të kushteve të vështira të punës, shkaktoi reagime të shumta.
I ftuar në studion e Report Tv, Dritan Trepça zv/President i Urdhrit të Mjekut, theksoi edhe një herë kushtet e vështira të punës për këto mjekë.
Sipas Trepçës, ndonëse qëllimi i mjekëve është që të jenë sa më cilësorë, kushtet ku punojnë mjekët e urgjencës janë të vështira.
?Qëllimi i mjekëve të jenë sa më cilësorë, por mjekët e urgjencës punojnë në kushte të vështira. Është rritur kriza e besimit mes mjekut dhe pacientit. Edhe pse në spitale më shumë shërohen se sa ndodhin raste të kundërta, gjithsesi ka një krizë të madhe besimi?, tha Trepça.