TIRANE-Pushim për të gjithë, por jo për Policinë e Shtetit. Në zbatim të planit të masave të hartuar me rastin e festave të fundvitit, ku prej datës 20 Dhjetor, Policia e Shtetit ka kaluar në shërbim të përforcuar.
Në një njoftim të fundit mësohet se janë marrë masa shtesë për natën e ndërrimit të viteve, por edhe për ditët e para të vitit të ri, me qëllim garantimin e rendit dhe rritjen e sigurisë së jetës dhe pronës së qytetarëve. Për realizmin e këtyre detyrave gjatë 72 orëve, do të angazhohen në patrullim të territorit, gjithsej 4500 punonjës policie: