http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndërrimi i viteve në Prishtinë është pritur me fishekzjarrë e koncerte ne qendër të kryeqytetit. Edhe pse në temperatura shumë të ulëta, një pjesë e qytetarëve të Prishtinës zgjodhën që Vitin e Ri ta presin bashkë me kryetarin e komunës Shpend Ahmeti. Ky i fundit theksoi se në 2015, investimet ne Prishtine do ta bëjnë me te lehte jetën e qytetarëve. Edhe ne këtë mbrëmje te ndërrimit te viteve, qytetaret e Prishtinës, krahas urimeve, kërkuan me shume pune dhe mirëqenie. Zëdhënësi i policisë së Kosovës, Baki Kelani, tha se deri në orën një pas mesnate janë shënuar nëntë raste plagosjesh në Prizren e Prishtinë. Pjesa me e madhe e tyre janë lënduar nga fishekzjarrët ndërsa një Prishtinë një vajzë e re është lënduar në kraharor nga një plumb qorr.