Rreth 20 qytetarë të bllokuar në autostradë mes ujit kanë kërkuar ndihmë përmes një telefonate në redaksinë e ?Report TV?.
Ka qenë qytetarja Manjola Papadhima që ka bërë telefonatën, ku ka shprehur shqetësimin e saj nisur nga fakti se mes personave të bllokuar ka edhe fëmijë.
?Jam në autostradë pranë një mobilierie dhe një pike karburanti tek kthesa e Rinasit. Këtu është një metër ujë. Kam gjysmë ore që kam marrë shefin e zjarrfikësve, që më thotë se do të vijmë, por nuk është shfaqur askush dhe kemi ngelur këtu të lagur qullë, sepse uji ka hyrë në makinë. Jemi rreth 20 veta, mes tyre ka edhe fëmijë të mitur?, ka deklaruar zonja Papadhima.