Report TV - Tiranë/ 84 vjeçari Gani Qordja, 4 ditë i larguar nga shtëpia, familjarët kërkojnë ndihmë

Report TV 2018-09-22

Views 7

Arben Qordja prej të martës është në kërkim të të atit. Ganiu, 84 vjeç ka humbur dhe ende nuk ka asnjë informacion për të. Ditën e martë ai është parë për herë të fundit në zonën e tregut elektrik në Tiranë, ku si përherë bënte xhiron e zakonshme. Por, nuk u kthye më. Sot familjarët dhe të afërmit e tij, janë duke e kërkuar kudo në kryeqytet.

Ky është babai im, quhet Gani Qordja. Ka 4 ditë që është larguar nga banesa dhe nuk dimë asgjë për të. Që nga ajo ditë e kemi kërkuar dhe s?kemi gjetur gjë.

Arben Qordja, djali i 84-vjeçarit
Arbeni tregon se i ati vuante nga skleroza dhe ka probleme me dëgjimin. Referuar shqetësimeve të tij, dhe rastit të mëparshmë ku Ganiu është larguar edhe një herë nga shtëpia, ata i kanë vendosur me vete një shenjë dalluese, duke iu druajtur një ditë si e marta e 18 shtatorit.

Njerëzit që mund ta shohin, mund të na ndihmojnë. I kemi vendosur një ?bagde?, me emër, mbiemër dhe numrin e telefonit tim dhe adresën e shtëpisë. Në krahun e djathtë, doli në mëngjes nga shtëpia me një këmishë ngjyrë gri, kasketë ngjyrë gri, pantallona gri të errëta dhe këpucë të zeza. Ecjen e bënte me duar mbrapa.

Arben Qordja, djali i 84-vjeçarit të humbur
Arbeni bën apel që kushdo që e ka parë të atin ta nëpërmjet strukturave të policisë, apo numrit të tij të kontaktit: 0694071773.

Share This Video


Download

  
Report form