Ende pa nisur jetën e tij, 16-vjeçari Anxhelo Lico, nga fshati Havaleas i Fierit, po përballet me sëmundjen e rëndë leucemi akute. Anxhelo u diagnostifikua me sëmundjen e rëndë të leucemisë akute në vitin e parë në gjimnaz, ku një ditë të zakonshme për të, kur po shkonte në shkollë, sëmuret. Teksa aktualisht ndodhet i shtruar në QSUT në Tiranë, sëmundja e tij kërkon nevojën urgjente për një transplant të palcës. Familjarët i bëjnë thirrje shtetit që t'i ndihmojë me kurimin e tij në Itali, pasi vetë nuk kanë mundësi për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike.