Report TV - Mungojnë mbikalimet, banorët ecin në mes të autostradës Tiranë-Durrës

Report TV 2016-03-09

Views 1

Me dhjetra janë jetët e banorëve të cilët rrezikohen për çdo ditë përgjatë autostradës Tiranë-Durrës, por edhe në vazhdimësi të kësaj autostrade për në Rrogozhinë. Po ashtu me dhjetra janë edhe viktimat që regjistrohen në këtë aks rrugor.

Jo më larg se një ditë më parë, këtë të martë një kalimtari iu shua jeta teksa përfundoi nën rrotat e makinës në tentativë për të kaluar nga njëra anë e rrugës në tjetrën. Në gjatësinë e këtij aksi janë të pakta mbikalimet dhe ato nuk i shërbejnë të gjithë banorëve. Këto mbikalime mungojnë në shumë pika ku janë të domodoshme për shkak të numrit të madh të banorëve të cilët jetojnë në qytetet dhe fshatrat përgjatë autostradës.

Banorët për çdo ditë rrezikojnë jetën për të kaluar rrugën, për të shkuar në punë, nxënësit për në shkollë, e të tjerë për të shkuar në stacionet ku që qëndrojnë autobuzat urbanë apo furgonët e transportit drejt Tiranës, apo Durrësit. Ata janë të detyruar shpesh herë që të kalojnë mes përmes autostradës. Gjendja duket shumë e rëndë në zgjatimin e autostradës në segmentin Plepa ?Rrogozhinë.

Si pasojë e mungesës së mbikalimeve në përpjestim të drejtë me numrin e banorëve që jetojnë në këto zona, janë dëmtuar edhe elementët e sigurisë mbi trafikndarëse. Ata kanë improvizuar objekte apo shkallë për të kaluar pengesat.

Share This Video


Download

  
Report form