Prej dy ditësh Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit po punon në disa segmente të autostradës Tiranë-Durrës, e përmbytur më 30 Nëntor. Aksioni ka qëllim zhbllokimin dhe zgjerimin e disa prej kolektorëve të ngushtuar nga disa biznese të zonës që shkaktuan përmbytje në këtë zonë në fund të muajit Nëntor.
Këto janë pamjet e shkaktuara nga prurjet e shumta që nuk mundën të përballoheshin nga kolektorët ekzistues. Aksioni i IKMT është ndërmarrë në kuadër të emergjencës për shkak të reshjeve, me qëllim mospërsëritjen e situatave, si ato dy jave më parë.
Ndërhyrja ka nisur pranë zonës së urës së Limuthit, ndërkohë që planifikon ndërhyrje edhe në disa zona të tjera me natyrë të ngjashme.